Stilistja kosovare bëhet e famshme me dizajnet e geteve në New York NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Stilistja nga Kosova, Lirika Matoshi, nuk ka shumë kohë që dizajnon gete me rrjeta të cilat janë shumë të veçanta, si për nga dizajni e deri tek mënyra e punimit. Puna e Matoshit ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen edhe të faqes së Facebook-ut “INSIDER style”, një faqe që merret kryesisht me modë. Ata kanë bërë një video për të duke treguar gjithë punën e saj, njofton Klan Kosova. “Kjo stiliste bënë gete me rrjet që janë shumë magjepse”. “Lirika Matoshi i qëndis gjithë rruazat vet”. Më pas në këtë video është edhe një intervistë e shkurtër e Matoshit, ku ajo tregon se si i erdhi ideja për këto dizajne. “Kur për herë të parë e postova dizajnin e geteve në Instagram shumë njerëz më pyesnin se ku mund t’i blejë. Më shkruanin se janë shumë të bukura. Kishte njerëz nga gjithë bota. E kjo gjë më bëri shumë të lumtur”, ka thënë Matoshi për këtë faqe të njohur për modën.
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 24 minuta më parë