Stilistja holandeze thur xhemperë nga flokët e njeriut NULL NULL 18.11.2023 13:51 18.11.2023 13:51 Një pallto leshi dhe një kokë me flokë njeriu kanë më shumë të përbashkëta nga sa mendoni; jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë së trupit, por të dyja janë bërë nga fibra proteine keratine. Tani, një stiliste holandeze po shpreson të transformojë industrinë e modës duke i kthyer flokët e njeriut në tekstil. Deri më tani, ajo ka bërë prototipe të palltove me flokë të njeriut, bluzave dhe xhaketave me shpresën se një ditë, kompanitë e veshjeve do të blejnë material alternativ për modelet e tyre. Bashkëthemeluesja Zsofia Kollar thotë se ajo ka qenë prej kohësh e magjepsur nga potenciali i flokëve si material, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ajo ishte e intriguar nga emocionet që njerëzit ushqejnë ndaj flokut. “Sa shumë kujdesemi për flokët tanë, por porsa t’i presim, neveritemi nga to”, tha ajo. Kur goditi pandemia Covid-19, Kollar pati një krizë identiteti si stiliste dhe vendosi të korrigjojë çështjen e mbeturinave të industrisë së flokëve në këtë mënyrë. Çdo minutë, sallonet e flokut në ShBA dhe Kanada prodhojnë rreth 400 kg mbeturina. Kur flokët shkatërrohet pa praninë e oksigjenit, si në një qese plehrash të groposur në një landfill, ato lëshojnë gazra serë që kontribuojnë në ndryshimin e klimës. Sipas Human Material Loop, 72 milionë kilogramë mbetje të flokëve të njeriut përfundojnë në deponitë evropiane çdo vit, peshë e barabartë me shtatë Kulla Eifel. “Është një rrjedhë e madhe mbetjesh e bollshme që aktualisht nuk ka zgjidhje të shkallëzueshme”, tha Kollar. Ajo shton se shumica e vendeve djegin këto mbetje dhe se shumë zgjidhje alternative nuk janë miqësore me mjedisin ose nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur gjerësisht. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.