Stier: Masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen menjëherë NULL NULL 14.12.2024 17:11 14.12.2024 17:11 Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, ai thotë se PE-ja këtë pozicion e mban tash e një kohë, raporton Klankosova.tv. “Ju e dini pozicionin e qartë të PE-së, që kundërshton këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo nuk është qasje e balancuar po ashtu për dialogun që e lehtëson BE-ja mes Kosovës e Serbisë. Në rekomandimet që i përmend më parë, ne thërrasim që masat të hiqen menjëherë. Ky është qëndrim i Parlamentit dhe është koha që edhe vendet anëtare të pajtohen me këtë qëndrim”, tha Stier në këtë intervistë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë