Stërvitjet në mëngjes mund të jenë më të mira për humbje peshe NULL NULL 19.09.2023 14:09 19.09.2023 14:09 Sipas një hulumtimi të botuar në revistën Obesity koha më e mirë për të ushtruar nëse doni të humbni peshë është mes orës 07:00 – 09:00 të mëngjesit. “Sugjerimi im i kujdesshëm nga ky studim është që nëse zgjedhim të ushtrohemi herët në mëngjes, para se të hamë, ne mund të humbim më shumë peshë në krahasim me stërvitjet në periudha të tjera të ditës”, tha studiuesi kryesor Tongyu Ma. Studmi përfshinte zakonet e ushtrimeve, të ushqyerit dhe stilit të jetesës së më shumë se 5,200 të rriturve të cilët ishin të paktën 20 vjeç, raporton NBC news, transmeton Klankosova.tv. Të dhënat treguan se njerëzit që bënin ushtrime të moderuara deri ato të fuqishme në mëngjes kishin indeks më të ulët të masës trupore sesa njerëzit që ushtroheshin në mesditë ose në mbrëmje, megjithëse Ma tha se kjo mund të jetë për shkak të një numri faktorësh përtej kohës së stërvitjes. Mesatarisht, njerëzit që kryenin ushtrime të moderuara deri ato të fuqishme në mëngjes ishin më shumë se një dekadë më të vjetër se ata që ushtroheshin më vonë gjatë ditës. Përfitimet e vëzhguara “mund të mos jenë për shkak të modeleve të aktivitetit, mund të jenë për shkak të moshës së tyre dhe reagimit të ndryshëm ndaj ushtrimeve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Këshilla të ekspertëve për vështirësitë që fëmijët mund të hasin në shkollë 17/09/2023