Sterling mund të largohet këtë verë nga Manchester City

Sterling mund të largohet këtë verë nga Manchester City

NULL NULL
2 months më parë

Raheem Sterling ka thënë se është i hapur rreth mundësisë që të largohet nga kampioni aktual i Premier Ligës angleze Manchester City, në kërkim të një minutazhe më të mirë të lojës.

26 vjeçari u paraqit për Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Evropian Euro 2020, ku drejt rrugës për në finale regjistroi tre gola dhe një asistim, dhe në finale u mposht nga Italia në një ndeshje që u vendos nga penalltitë, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht paraqitjeve të mira për kombëtaren e tij, Sterling nuk është duke gjetur minutazhë të kënaqshme te Manchester City, dhe tani ka treguar që është i hapur rreth mundësisë që të largohet nga klubi i Pep Guardiolas.

“Nëse do të ekzistonte opsioni që të transferohem diku tjetër për një minutazhë më të mirë të lojës, do të isha i hapur rreth kësaj mundësie. Siç e kam thënë, futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Sterling për “Financial Times”, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

“Këto janë qëllimet që ia kam vënë vetës që nga mosha e re, po ashtu ëndrra. Si një lojtar anglez, gjithçka që di është vetëm Premier Liga dhe gjithmonë kam menduar, që ndoshta një ditë do të dëshiroja që të luaja jashtë Anglisë. Të shoh se si do ta kaloja atë synim”, shtoi ylli anglez.

Sezonin e kaluar, Sterling kishte bërë 49 paraqitje për Manchester Cityn në të gjitha garat, duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.