16:55, 10 Tetor 2018

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ka shumë spekulime rreth vrasjes së ish liderit të SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se Serbia mbetet e angazhuar që ta gjejë vrasësin, sepse sipas tij është e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve në Kosovë dhe Serbinë në përgjithësi, shkruan N1, përcjell Klan Kosova.

Në publikimin e raportit të punës së ministrisë nga qershori në tetor, Stefanoviq, ka thënë se situata në Kosovë është e vështirë dhe se sipas tij EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës nuk shkëmbejnë informacione me Zyrën e Prokurorit për Krim të Organizuar në Serbi.

“Pavarësisht kërkesave autoritet hetuese në Serbi nuk kanë pranuar ndonjë informacion domethënës për hetimet që mund të kryhen”, ka thënë Stefanoviq.

Konkurs Pune

Lexo më shumë