Stavileci: 2017, vit i termocentrales “Kosova e Re” NULL NULL 28.02.2017 16:44 28.02.2017 16:44 Qeveria po bën përpjekje maksimale që të kryej reformat ekonomike, që shkojnë në linjë me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ku hyn harmonizimi i legjislacionit, politikat tregtare, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Kështu u tha gjatë tryezës “Dialogu për Investime”, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) dhe Qeveria e Kosovës që u mbajt sot në Prishtinë. Kryeministri Isa Mustafa, tha me këtë rast se zhvillimi ekonomik është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ky zhvillim është bazuar në një dialog të vazhdueshëm me bizneset, me asociacionet e bizneseve, në mënyrë që të ndërtohen politika ekonomike të përbashkëta. Nga ana e tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se viti 2017 do të jetë viti i termocentralit të shumë përfolur “Kosova e Re”, për të cilin pothuajse një vit janë zhvilluar negociata me investitorin amerikan, dhe në anën tjetër paralelisht janë zhvilluar edhe shumë platforma dialoguese me partnerët strategjikë të këtij projekti, mbi të gjitha me Bankën Botërore edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. “Nga java e ardhshme do të hyjmë në fazën finale e cila do të çojë te nënshkrimi i marrëveshjes komerciale. Gjatë gjithë kësaj kohe ne jemi munduar që ta bëjmë më të mirën e mundshme në mënyrë që ky projekt përveç dobive të shumëfishta ekonomike që i ka, t’i përfshijë në vete edhe aspektet e shumë kërkuara edhe nga komuniteti ndërkombëtarë”, tha Stavileci. Ai bëri të ditur se që nga muaji prill investitori amerikan në bashkëpunim me Qeverinë dhe Bankën Botërore do të hap pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit dhe pas kësaj do të jetë ndërtimi, i cili do të fillojë vitin e ardhshëm, dhe vlerësoi se ky është një mesazh për investitorët evropian dhe më gjerë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë