Statistikat e koronavirusit në Kosovë: Çfarë ndodhi në korrik dhe ç’mund të presim në gusht? NULL NULL 05.08.2020 22:00 05.08.2020 22:00 Prezenca e COVID-19 në Kosovë nuk ka të ndalur, me rritje të çdoditshme të numrave zyrtarë të të infektuarve dhe të vdekurve. “Armiku i padukshëm” është shndërruar në frikë permanente kolektive. Dhe më e keqja është se fundi i kësaj agonie nuk duket në horizont. Sociologu Artan Muhaxhiri i ka analizuar statistikisht trendët e koronavirusit për muajin korrik – testimet, infektimet, shërimet dhe vdekjet – me qëllim të identifikimit të veçantive, por edhe të tipareve të përgjithshme që mund të ndihmojnë në ndërtimin e strategjive parandaluese, njofton Klan Kosova. Numrat absolutë dhe përqindjet, tendencat e përgjithshme dhe kategoritë specifike, si dhe krahasimet brendakosovare dhe ndër-rajonale, krijojnë një tablo me shumë indikacione të cilat dëshmojnë për mënyrën e përhapjes së COVID-19. Muhaxhiri ka bërë edhe dy parashikime për ecurinë e mundshme të koronavirusit gjatë muajit gusht, duke u bazuar në mesataret e përgjithshme të muajit korrik dhe të mesatareve të javës së fundit. “Trendët e muajit korrik ka qenë stabil, mirëpo ndryshimet e hovshme gjatë javës së fundit – posaçërisht për numrin e të vdekurve – janë jashtëzakonisht brengosëse dhe do ta ndryshojnë tejet negativisht perspektivën e muajit gusht nëse menjëherë nuk fillojnë intervenimet institucionale në mënyrë sistematike”. GRAFIKONET Pasqyra e përgjithshme Trendët Krahasimet javore Periudha aktuale: 23 korrik – 5 gusht 2020 Parashikimet për muajin gusht Qytetet: Tendencat, rastet dhe mesataret Raportet në rajon *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024