Starmer mbështet Trumpin: SHBA sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor NULL NULL 22.06.2025 08:48 22.06.2025 08:48 Kryeministri britanik, Keir Starmer Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit, ku ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e madh” të programit bërthamor iranian. Në një deklaratë ai thotë: “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim i madh për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA ka ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, ka bërë thirrje kryeministri britanik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tiranë: Arrestohet 30-vjeçarja pasi kundërshtoi zyrtarët policorë, në stacion thyen xhamin e një dhome 18 minuta më parë