Starbucks për herë të parë me dyqan në Itali, shet edhe pica italiane - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Starbucks për herë të parë me dyqan në Itali, shet edhe pica italiane

NULL NULL
06/09/2018

Ndërtimi i saj zgjati më shumë se dy vite, mirëpo më në fund dyqani “Starbucks” do të hapet të premtën në Milan të Italisë, për herë të parë në këtë shtet.

E veçanta e këtij dyqani të kompanisë amerikane është se do të ketë edhe produkte nga kuzhina italiane.

Aty do të shiten picat dhe kafetë tradicionale italiane, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.

Dyqani me madhësi sa një e treta e një stadiumi futbolli, do ta bëjë hapjen të premtën dhe i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë.

Sipas psikologut Paolo Vregnani, i cili pi 10 espresso në ditë, italianët janë “snobë” sa i përket kafesë.

Pirja e kafesë është një traditë e vonë në Itali. Kafeja para Luftës së Dytë Botërore ishte përdorur vetëm nga elita e pasur.

klankosova.tv