Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stano: Takimi në Ohër për finalizimin e zbatimit të Aneksit të marrëveshjes së BE-së

NULL NULL
09.03.2023 17:26
Albin Kurti, Aleksandar Vuciq

Të shtunën e 18 marsit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të jetë nikoqir i një takimi tjetër të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar BE-ja, raporton Klankosova.tv.

Borrelli bashkë me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak “do të mbajnë takime të ndara me liderët, e më pas do të zhvillojnë një takim trilateral”.

“Takimi do të përqendrohet në finalizimin e zbatimit të Aneksit të Marrëveshjes së BE-së në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.