Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Stano: Jemi në kontakt me Prishtinën, Beogradin e KFOR-in për të përcaktuar çka ndodhur saktësisht (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2023 14:45
arrestimi i policeve

19:03 – Stano: Jemi në kontakt me Prishtinën, Beogradin e KFOR-in për të përcaktuar çka ndodhur saktësisht

Bashkimi Evropian është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin, si dhe me KFOR-in, për të mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur me rastin e kidnapimit të zyrtarëve policorë kosovarë nga njësitë speciale serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian në një përgjigje për gazetarin e Klankosova.tv, Besart Maloku.

Tutje ai ka përsëritur thirrjen e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që do mund të çonte në tensionim të situatës.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, deklaroi Stano.

Kujtojmë se sot, tre policë të Kosovës janë kidnapuar në brendësi të territorit të Kosovës nga njësitë speciale të policisë serbe. Beogradi ndërkaq thotë se policët kosovarë janë arrestuar në një fshat të Rashkës, në territor të Serbisë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


17:32 – Kidnapimi serb, Policia: Jemi koordinuar me KFOR-in, kërkuam trysni nga ndërkombëtarët ndaj Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar që është duke i koordinuar aktivitet me KFOR-in lidhur me situatën në fshatin Bare të Kosovës.

Tre policë të Kosovës janë kidnapuar në fshatin Bare që ndodhet thellë në territorin e Kosovës, dhe arrestimi i tyre dyshohet të jetë bërë nga njësitë speciale të policisë serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një konferencë për shtyp se për rastin janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë, në mënyrë që të ushtrohet presion ndaj Serbisë për lirimin e policëve patrullues kosovarë.

“KFOR-i është njoftuar dhe jemi duke i koordinuar të gjitha aktivitetet e ta, dhe janë duke i kryer edhe ekzaminimet brenda në terren”.

“Njëkohësisht, përveç KFOR-it, i kemi njoftuar të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë duke kërkuar që t’u bëhet trysni autoriteteve të Serbisë që zyrtarët tanë të lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Kelani, raporton Klankosova.tv.

Ai theksoi se çdo informatë që ka PK-ja, i ka përcjellë te KFOR-i dhe këta kanë konfirmuar se i kanë pranuar informatat. “…Janë procedura për të cilat besoj se ata do të japin përgjigje”.

“E kemi shfrytëzuar këtë të drejtë, dhe i kemi lëvizur të gjitha mekanizmat që zyrtarët tanë të kthehen shëndosh e mirë në Kosovë”, theksoi Kelani. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


16:17 – Pas kidnapimit të tre policëve, qeveria ndalon hyrjen e prodhimeve serbe

Pas raportimit për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.

Siç mëson Klan Kosova jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


16:00 – Kurti për kidnapimin e policëve: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve në veri të Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo është qartazi hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millenkoviqit.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, derisa i ftoi ndërkombëtarët ta dënojnë këtë veprim të Serbisë.

“Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shtuar ai.

15:14 – Ky është momenti kur policët e Kosovës kidnapohen nga ata serbë (VIDEO)

Tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga ata serbë brenda territorit të Kosovës.

Sipas policisë, tre zyrtarët ishin duke bërë patrullim në një pikë statike, ndërsa kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur.

Ata kanë kërkuar asistencë ndërsa me të arritur, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe policët.

Tashmë Klankosova.tv ka siguruar pamjet nga kidnapimi i pjesëtarëve të policisë, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

15:05 – Çitaku pas kidnapimit të tre policëve: Agresion, çmenduri

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.

Çitaku tha se “ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar përderisa ishin duke kontrolluar nga një pikë statike.



14:57 – Sveçla reagon për kidnapimin e policëve, kërkon nga ndërkombëtarët ta rrisin presionin ndaj Serbisë

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me kidnapimin e tre policëve në veri të Kosovës.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, kërkoi nga ndërkombëtarët që ta rrisin presionin ndaj Serbisë dhe të ndalin provokimet e saj.

“Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tha se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarët policorë në shkelje të çdo marrëveshjeje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Pa asnjë dyshim, sipas tij, zyrtarët policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.

“Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, ka shtuar ai.


14:45 – Tre policë të Kosovës kidnapohen në zonën kufitare me Serbinë

 

Tre policë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda territorit të Kosovës.

Ata ishin me detyrë në atë zonë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së. Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv

“Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës”.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Për ta parë momentin e kidnapimit të tyre, klikoni KËTU

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.