Stambolli dërgon 13 mijë personel shpëtimi në zonën e tërmetit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stambolli dërgon 13 mijë personel shpëtimi në zonën e tërmetit (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2023 08:28

Stambolli ka dërguar rreth 13 mijë personel shpëtimi në zonën e tërmetit herët në mëngjes, tha guvernatori Ali Yerlikaya.

Ekipi përbëhet nga staf dhe vullnetarë dhe u dërguan veçanërisht në provincën Hatay, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Hatay ka pësuar dëme shkatërruese nga tërmeti i së hënës – i cili gjithashtu ndau në dysh pistën e aeroportit Hatay.

Mbi 4 mijë e 300 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.

Nga ky tërmet vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 2 mijë e 900 persona, ndërsa në Siri kanë vdekur 1 mijë e 451 persona, transmeton Klankosova.tv.