Lajmet e fundit

Ndeshja mes FC Prishtinës dhe FC Vushtrrisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të punimeve që pritet të nisin në fushë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.
Takimi do të zhvillohet të premten në Kampin Nacional në Hajvali, ka njoftuar FC Prishtina, transmeton Klankosova.tv.
Sipas klubit të kryeqytetit, vendimi është marrë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).