Stadiumi "Fadil Vokrri" hap dyert për herë të parë për shikues në duelin Llapi - Shkupi

Stadiumi “Fadil Vokrri” hap dyert për herë të parë për shikues në duelin Llapi – Shkupi

NULL NULL
3 months më parë

Ndeshja e kthimit në Ligën e Konferencës në mes të Llapit dhe skuadrës shqiptare Shkupi, do të zhvillohet me tifozë.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e klubit llapjan, përcjell Klan Kosova.

Një herit kjo do të jetë ndeshja e parë në futbollin kosovar që do të zhvillohet me shikues që prej fillimit të pandemisë COVID-19.

Më poshtë komunikata e plotë nga KF Llapi:

Ndeshja e dytë e raundit të parë kualifikues së Ligës së Konferencës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi, e cila zhvillohet më 15 korrik 2021 (E enjte) në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me praninë e shikuesve.

Kryesia e klubit dhe trajneri Tahir Batatina pas shumë vështirësive kanë bërë të pamundurën për rikthimin e tifozëve në ndeshjen e dytë, ku mbështetja dhe prania e tifozëve është e domosdoshme për të kaluar në raundin tjetër kualifikues.

Biletat e ndeshjes do dalin në shitje nga dita e hënë. Përshkak të numrit të limituar të biletave, pasi kapaciteti momental i lejimit të tifozëve është 15%, biletat dhe procedura e shitjes do filloj në stadiumin ‘Zahir Pajaziti'(në postimin e radhës do njoftoheni për mënyrën e blerjes së biletave).

Poashtu bazuar në rregulloren e UEFA-s lidhur me organizimin e ndeshjeve me tifozë në kohë të pandemisë, biletat do të jenë vetanake pra me emër dhe mbiemër. Për t’u pajisur me biletë e domosdoshme është prania e një dokumenti identifikues.

Bazuar në manualin për pandeminë covid, tifozët e pranishëm kërkohet të kenë edhe testin PCR negativ për të hyrë në stadium.

Kryesia e klubit dhe kryetrajneri Tahir Batatina kërkojnë mbështetje nga të gjithë tifozët llapjanë, qytetarët e Podujevës, veçanërisht tifozeria “Legjendat” për t’i dhënë zemër skuadrës drejt kalimit tutje në garat e Ligës së Konferencave.

Kryesia e klubit kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe nga organi më i lartë i shtetit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mbledh kabinetin e tij qeveritar për lejimin e së paku 30% të kapacitet të tifozëve që edhe ne t’i kemi çmimet e biletave sa më solide për tifozët e klubit.

Zyra për informim dhe media e KF Llapi