S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri NULL NULL 01.07.2025 18:42 01.07.2025 18:42 Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar urdhrat e policisë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili shtoi se të arrestuarve do t’u shqiptohen tiketa për kundërvajtje. “Gjashtë persona të ndaluar për mosrespektim te urdhrave të policit. Do t’iu shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje”, thuhet tutje në konfirmim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.