Sqarohet MSH: Brenda 24 orëve nuk u vaksinuan 19.609 qytetarë, por 9.608

Sqarohet MSH: Brenda 24 orëve nuk u vaksinuan 19.609 qytetarë, por 9.608

NULL NULL
2 months më parë

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në Facebook ka bërë një sqarim për numrin e personave të vaksinuar brenda 24 orëve të fundit.

Në kohën kur edhe dalin shifrat e të infektuarve brenda 24 orëve, IKSHPK-ja tha se janë vaksinuar 19 mijë e 609 qytetarë për 24 orë, por një orë më vonë MSH tha se ky ishte vetëm një lëshim tenkin, pasi që janë vaksinuar vetëm 9 mijë e 608 qytetarë.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i kërkojë ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit”, thuhet në sqarimin e MSH-së, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit dhe për këtë shkak, numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.