Spurs fitojnë bindshëm ndaj Celtics (VIDEO) NULL NULL 25.03.2019 13:20 25.03.2019 13:20 San Antonio Spurs kanë realizuar fitore ndaj Boston Celtics me rezultat 96-115. LaMarcus Aldridge i mysafirëve me 48 pikë e 13 kërcime ishte ylli i mbrëmjes, përderisa DeMar DeRozan shtoi 16 pikë e 11 kërcime. Në anën tjetër, te Celtics më së shumti pikë pati Marcus Smart, vetëm 14, në një performancë të dobët ekipore nga vendësit të cilët humbën për herë të 31-të. Ndërkaq, kjo ishte fitorja e 43-të e Spurs në këtë edicion të NBA-së. https://www.youtube.com/watch?v=cpCF9WvXIVc *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.