Spurs, 40 milionë për top sulmuesin e Premier Ligës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spurs, 40 milionë për top sulmuesin e Premier Ligës

NULL NULL
20/03/2018

Tottenham Hotspurs po përgatitet që ta bëjë një ofertë për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, raporton Daily Mail.

Klubi londinez është i gatshëm që t’ia japë rivalit lokal 40 milionë funte, i cili duke të jetë në rregull për një largim nga ky klub, edhe nëse ata e shmangin rënien nga liga.

Sidoqoftë, trajneri i Palace, Roy Hodgson, beson që Zaha vlen më shumë se kjo shumë.

Përpos Tottenham-it, edhe një tjetër klub nga Londra është i interesuar për ish-futbollistin e Manchester United – bëhet fjalë për kampionin në fuqi të Anglisë, Chelsea-n.