SPSPK: Nga nesër pesë shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë NULL NULL 01.03.2023 15:36 01.03.2023 15:36 Jusuf Azemi, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), ka thënë se nga nesër pesë shkolla të kryeqytetit do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë. Azemi tha se kjo vjen si shkak i një mosmarrëveshjeje brenda Komunës së Prishtinës. “Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknikë, shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës: Shkolla e Muzikës, Bujqësia, Model, Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së Administratës sē Komunës”, ka shkruan Azemi në Facebook. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.