Sports Show sonte trajton tri super tema NULL NULL nga Emanuell Syla 07.05.2023 20:54 nga Emanuell Syla 07.05.2023 20:54 Struga kampione në Maqedoninë e Veriut për herë të parë në histori të klubit. Kjo skuadër nga 28 ndeshje aktualisht ka tubuar 62 pikë, duke lënë pas Shkupin. Në Kosovë titullin po e kërkojnë Drita dhe Ballkani, ndërsa luftë e fortë është edhe për dalje në Evropë si dhe për ekzistencë. Basketbolli kosovar po prodhon super finale në duelet Peja – Trepça. 1 me 1 është aktualisht rezultati i këtyre ndeshjeve finale, ajo e radhës zhvillohet të enjten në Mitrovicë nga ora 20:00. Për këto tema diskutohet sonte në Sports Show nga ora 22:30 me këta të ftuar: Naim Hajrizi – ish basketbollist i Trepçës, Arber Elshani – ish pjesëtar i KB Peja, Besar Isaku – drejtor KF Struga, Ardian Llumnica – analist i futbollit, Arlind Sadiku – komentator dhe Petrit Hadri – ekspert i referimit.