Sportistët garojnë mbi liqenin e ngrirë (VIDEO) NULL NULL 16.02.2020 21:23 16.02.2020 21:23 Prej tre ditësh po zhvillohen garat mbi liqenin e ngrirë të Baikal në Siberi. Me qindra sportistë nga e gjithë bota kanë ardhur për të garuar në një terren aspak normal ku do të përshkojnë një rrugë prej 205 km. Por kjo rrugë është mbi liqenin e ngrirë në Siberi, ku garuesit do ta përshkojnë atë me patina, biçikleta si dhe slita. Përveç terrenit të vështirë ata u përballën dhe me temperatura ekstremisht të ulëta ku u regjistruan -15 gradë celsius duke e bërë garën akoma më të vështirë. Gjatë garës, të regjistruar në kamera mund të shihje shtresën e akullit e cila kishte çarje dhe krisje në vende të ndryshme. Kjo i ka shtuar adrenalinë dhe frikë tek garuesi. Ndërkohë që shumë prej tyre kishin ardhur për të fituar, disa të tjerë shprehen se ishin aty vetëm për eksperiencën e bukur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 31 minuta më parë