18:03, 11 Prill 2019

Një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) zbuloi se aktivitetet sportive mund të japin më shumë lumturi sesa paraja, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjellë Klan Kosova.

Studiuesit nga Universiteti Yale i SHBA-së dhe Universiteti i Oksfordit i Britanisë kanë hulumtuar të dhënat e niveleve të të ardhurave, aktiviteteve fizike dhe gjendjen psikologjike të të paktën 1 milion e 200 mijë amerikanë gjatë pesë viteve.

Pjesëmarrësve i është parashtraur pyetja se sa herë në 30 ditët e fundit janë ndier keq.

Në hulumtim, ata që kanë bërë stërvitje sportive të rregullta, 35 ditë gjatë vitit janë ndier depresivë, ndërsa ky numër te personat që nuk kanë bërë aktivitete fizike është rritur në 53 ditë në vit.

Gjithashtu është zbuluar se personat që janë aktivë fizikisht, kanë ndier më mirë veten sesa ata që në vit fitojnë mbi 25 mijë dollarë por nuk zhvillojnë aktivitete sportive.

Kjo nuk do të thotë se sa më shumë sport që bëhet, do të arrihet më shumë lumturi, duke shtuar se në javë tri ose pesë ditë nga 30 deri në 60 minuta sport është ideale.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “The Lancet”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë