Sporti kosovar shkëlqeu këtë javë

Sporti kosovar shkëlqeu këtë javë

NULL NULL
2 months më parë

Kosova këtë javë ka treguar rezultate shumë të mira në të gjitha fushat e sportit.

Java filloi mbarë me Muhamet Ramadanin i cili e mori Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian për hedhje të gjylës.

Sukseset e sportit kosovar vazhduan në futboll me super paraqitjet e Prishtinës dhe Dritës në Conference League, shkruan Klankosova.tv.

Prishtina arriti ta mposhtë Connah’s Quay Nomads me rezultat 4-1, ndërsa Drita arriti ta ndalojë skuadrën e madhe holandeze Feyenoord në barazim 0-0 në Prishtinë.

Vulën sukseseve sportive të Kosovës sot ia dha xhudistja nga Peja Distria Krasniqi e cila arriti ta rrëmbejë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku në finale e mposhti japonezen Funi Tonaki.

Ajo u bë pjesë e historisë së artë të Kosovës në xhudo duke e fituar medaljen e dytë olimpike, pas asaj që xhudistja tjetër Majlinda Kelmendi e kishte fituar në Rio në vitin 2016.

A mund të bëhet kjo javë edhe më e mirë për sportin kosovar? Këtë mund ta shohim nesër pas paraqitjes së cikës tjetër të artë të Kosovës – Majlinda Kelmendit.