S’po ndalen lëndimet, talenti i Parisit do të jetë jashtë deri në fund të dhjetorit NULL NULL 20.11.2023 19:11 20.11.2023 19:11 Warren Zaire-Emery u gëzua shumë që realizoi gol në debutim me Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Megjithatë, Zaire-Emery pësoi lëndim dhe si pasojë do të jetë jashtë fushave të blerta deri në fund të dhjetorit, transmeton Klankosova.tv. Ai do të rikthehet në aksion pas pushimit dimëror, kështu që i bie që talenti francez nuk do të ketë më paraqitje për këtë vit. Mesfushori 17-vjeçar ka shkëlqyer me Paris Saint-Germanin duke pasë një rol kyç në formacion dhe në lojën e parisienëve, gjë që ndikoi që të merrte ftesë nga “Tre Gjelat”. Rasti i mesfushorit francez nuk është i vetmi, pasi një dëmtim më të rëndë e pësoi mesfushori i Barcelonës Gavi, i cili pritet të mungojë deri në nëntë muaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.