Spitali Ushtarak në Shkup punëson vetëm mjek maqedonas - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spitali Ushtarak në Shkup punëson vetëm mjek maqedonas

NULL NULL
16/06/2015

Ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov sot në emër të partisë së tij VMRO-DPMNE shpalosi rezultatin e tij historik ku Spitalin e Qytetit “8-shtatori” në Shkup e ka mbushur përplot me personel maqedonas.

Në një ceremoni festive ministri Tododrov i shoqëruar nga drejtori i Spitalit,Sasho Jovcevski shpërndau plotë 323 vendime të përhershme pune deri në fund të vitit për maqedonasit të cilët më parë kanë punuar si vullnetarë.

Drejtori i Spitalit , Stojcev në fjalimin e tij tha se ky Spital me mjek është përmbushur gati 99 pëqind.

Gjatë 4-5 viteve të fundit në Spital janë pranuar 106 mjekë.

Zhurnal mëson se të gjithë mjekët që janë pranuar 100 përqind janë maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Me këtë gjest VMRO-DPMNE po realizon planet nacionaliste ku spitalin e përmbush me kuadro maqedonase për 30 vitet e ardhshme.

Me këtë dyert për mjekët shqiptar dhe personelin ndihmës në Spitalin e “8 Shtatori” në Shkup janë të mbyllura hermetikisht, transmeton Zhurnal.

Në udhëheqësinë e këtij spitali të gjithë janë maqedonas nga drejtori e deri te administrata. / klankosova.tv