Spitali i Prizrenit bëhet me Laparaskop të ri, pas 15 viteve NULL NULL 07.09.2018 14:00 07.09.2018 14:00 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se pas 15 viteve, Spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri. Ai në Facebook ka shkruar se po bëhen investime për shërbimet mjekësore i cili nuk do të kufizohet vetëm në QKUK por në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore.” Pajisje moderne, ne vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do ta shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 2 orë më parë