Spitali i Gjilanit jep detaje për të lënduarit nga skelet NULL NULL 25.10.2021 13:07 25.10.2021 13:07 Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan, pasi mbi ta kanë rënë skelet e një ndërtese që ishte duke u rregulluar. Ushtruesi i Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, për Klankosova.tv ka thënë se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”. “Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha Emini. Emini mes tjerash tha se fëmija nuk ka marrë lëndime, njofton Klankosova.tv. Bien skelet e një ndërtese në Gjilan, i zënë një grua dhe një fëmijë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024