Spitali i Alabamës e ndalon IVF-në pas vendimit që thotë se embrionet e ngrira janë fëmijë NULL NULL 21.02.2024 22:46 21.02.2024 22:46 Procesi IVF Një spital i madh në Alabama të ShBA-së ka ndërprerë trajtimet e fertilizimit in vitro pasi ofruesit e kujdesit shëndetësor peshojnë ndikimin e një vendimi të gjykatës shtetërore që embrionet e ngrira janë ekuivalenti ligjor i fëmijëve. Universiteti i Alabamas në Birmingham tha në një deklaratë të mërkurën se Divizioni i tij UAB i Endokrinologjisë Riprodhuese dhe Infertilitetit ka ndërprerë trajtimet “pasi vlerëson vendimin e Gjykatës së Lartë të Alabamas se një embrion i kriopservuar është qenie njerëzore”. “Ne jemi të pikëlluar që kjo do të ndikojë në përpjekjen e pacientëve tanë për të pasur fëmijë përmes IVF-së, por duhet të vlerësojmë potencialin që pacientët tanë dhe mjekët mund të ndiqen penalisht ose të përballen me dëme ndëshkuese për ndjekjen e standardeve të kujdesit për trajtimet IVF”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Savannah Koplon për AP-në, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.