Spinaqi ushqyes i syve dhe i trurit NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Kush ha spinaq, është i shpëtuar. Ushqen muskujt, rigjeneron nervat, ul kolesterolin, mbron retinën e syve, forcon trurin, e çka jo tjetër. Përveçse ushqen muskujt, spinaqi shërben si rigjenerues për nervat, ulë kolesterolin dhe mbron retinën e syve, ndaj duhet konsumuar sa më shpesh. Sidomos femrat pas moshës 50 vjeçare duhet ta konsumojnë rregullisht për të mbajtur nën kontroll peshën, kolesterolin, tensionin e lartë etj. Nëpërmjet ngrënies së spinaqit forcohet memoria dhe funksionimi i trurit. Studiuesit e Karolinska Institute në Stokholm të Suedisë, analizuan efektet fizike të spinaqit te një grup vullnetarësh, duke e përdorur në gatime të ndryshme, shpesh të shoqëruar me vaj ulliri dhe limon. U vu re një përmirësim i gjendjes së retinës së syve, veçanërisht tek ata persona që kishin nisur të shfaqnin ankesat e para lidhur me shikimin.