Spielberg dhe vëllezërit Duffer sjellin në ekran “The Talisman” të King-ut NULL NULL 06.03.2021 14:20 06.03.2021 14:20 Steven Spielberg dhe Vëllezërit Duffer po e adaptojnë romanin “The Talisman” të Stephen King-ut për Netflix. Romani fantastiko-epik ishte publikuar më 1984 dhe rrëfen tregimin e një djaloshi 12 vjeç që nis një rrugëtim për ta shpëtuar nënën që po i vdes. “The Hollywood Reporter” raporton që Spielberg-u i gëzon të drejtat për këtë film që nga viti 1982, dy vjet para se vetë libri të publikohej. Ndërkaq, producenti ekzekutiv i “Stranger Things”, Curtis Gwin, pritet ta shkruajë dhe ta udhëheqë serinë që do të jetë e prodhuar pikërisht nga vëllezërit Duffer bashkë me Spielberg-un. https://www.youtube.com/watch?v=9LHFRF0mVho *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 5 orë më parë