“Spider-Mani” francez ngjitet në ndërtesën 48-katëshe në ditëlindjen e 60-të (VIDEO) NULL NULL 18.09.2022 08:38 18.09.2022 08:38 Një alpinist i njohur si “Spider-Man” i Francës ka festuar ditëlindjen e tij të 60-të duke u ngjitur në një ndërtesë 48-katëshe në Paris, pa asnjë pajisje sigurie. Alain Robert u ngjit në “Tour TotalEnergies” duke mos përdorur litarë apo parzmore. “Dua t’u dërgoj njerëzve mesazhin se të jesh 60 vjeç nuk është asgjë. Ju ende mund të bëni sport, të jeni aktiv, të bëni gjëra përrallore”, tha ai pas ngjitjes. Pasi arriti në majën e kullës, Robert u arrestua. Robert është ngjitur në këtë ndërtesë shumë herë më parë. Këtë herë, atij iu deshën vetëm 60 minuta për të arritur majën, raporton Defence 92, transmeton Klankosova.tv. “I kam premtuar vetes disa vite më parë se kur të mbushja 60 vjeç, do të ngjitesha sërish në atë kullë, sepse 60-ta simbolizon moshën e pensionit në Francë dhe mendova se ishte një shfaqje e bukur”, shtoi Robert. Robert është i njohur për ngjitjen e ndërtesave të larta në mbarë botën. Ngjitjet e tij të guximshme përfshijnë arritjen në majën e Burj Khalifa të Dubait – ndërtesa më e lartë në botë. Ai zakonisht i bën marifetet e tij pa njoftim ose leje paraprake dhe është arrestuar disa herë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.