Lajmet e fundit

Brazili ka triumfuar 4:2 ndaj Australisë në miqësoren e zhvilluar në Brisbane, në një ndeshje spektakolare ku u shënuan gjashtë gola.
“Seleção” e nisi furishëm takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me Vanderson.
Australia reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë. Alessandro Circati barazoi në minutën e 28-të, ndërsa Connor Metcalfe shënoi në të 33-tën për 2:1.
Brazili nuk u dorëzua dhe para pushimit arriti të barazojë me Raphinha, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, skuadra e Carlo Ancelottit mori kontrollin e lojës.
Bruno Guimarães shënoi për 3:2 në minutën e 69-të, ndërsa Vinícius Junior vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 80-të, edhe ky nga penalltia.