Specialja vulos kufijtë e dënimit, 5-25 vjet (VIDEO) NULL NULL 22.04.2025 20:27 22.04.2025 20:27 Kur Apeli i Dhomave të Specializuara rivendosi t’ia zbus Salih Mustafës dënimin për 11 vjet burgim, i bëri të qartë edhe kufijtë kohor të burgosjes, për të gjithë ata që i shpall fajtor. Gjyqtarëve në Hagë iu është bërë e ditur se çdo krim lufte mund ta dënoj me së paku 5, e më së shumti 25 vjet, e jo 26 sa ishte dënimi fillestar për Calin. Këtë e ka vulosur tashmë edhe Kushtetuesja e Speciales. Madje, Vidar Stensland, si kryetar i panelit kushtetues, konstatoi se kjo gjykatë nuk e merr fare parasysh Kodin Penal për ish Jugosllavinë me maksimum dënimi 15 vjet. Kushtetuesja e Speciales, e zhvesh këtë institucion nga obligimi për t’ju bindur edhe çfarëdo ligji tjetër të Kosovës. I vetmi vendim që ka mbetur të merret nga Dhomat e Specializuara në lidhje me Mustafën është vendi ku do t’i vuajë 10 vitet e mbetura të dënimit. Ish komandanti i BIA-s në Zonën Operative të Llapit, nëse kërkon, mund të mos lëvizet nga burgu i Sheveningen, ku aktualisht janë edhe 10 shqiptarë tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.