Specialja qartëson imazhin e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Specialja qartëson imazhin e Kosovës

NULL NULL
14/05/2015
Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se me krijimin e kësaj Gjykate do të qartësohet imazhi i Kosovës dhe assesi nuk do të ketë kthim në mbikëqyrje të pavarësisë.

Këto deklarata, ai i bëri gjatë ligjëratës që mbajti sot para studentëve të shkencave politike të Universitetit të Prishtinës.

Ai po ashtu përmendi pasojat e mos krijimit të kësaj gjykate, duke thënë se në këtë rast Kosova bëhet objekt i interesave dhe vendimeve ndërkombëtare.

“Nëse vota është jo, që ka mundësi, dhe Kosova refuzon themelimin e dhomave speciale kjo do ta kthente Kosovën prapa, para mbikëqyrjes së pavarësisë dhe te tjerët do të vendosin për të ardhëm e saj. Kjo do të sillte një zhvillim të lirë dhe të plotë në Këshillin e sigurimit. Nuk do të jetë e rëndësishme nëse Gjykata themelohet nga Këshilli i Sigurimit apo jo, nuk mendoj se kjo është cështja me e vështirë , më e vështirë do të jetë kur Kosova do të bëhet rutinë e diskutimeve e KS dhe do të ktheheni në atë periudhë që e keni kaluar. Mendoj se kjo do ta lëndonte sovranitetin e Kosovës. Kosova do të bëhet objekt interesave dhe vendimeve ndërkombëtare”, tha Zhbogar.

Ai nuk ka dashur ta lidh çështjen e krijimit të gjykatës speciale me integrim evropian, por ka theksuar se sigurisht kjo do të kishte ndikim pozitiv: