Specialja publikon aktakuzën mbi 200 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Specialja publikon aktakuzën mbi 200 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

NULL NULL
2 muaj më parë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar një dosje prej 235 faqe si version të redaktuar nga aktakuza e konfirmuar tashmë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo dosje përmban vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe deputetit Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte, njofton Klan Kosova.

Vendimi i marrë më 26 tetor është publikuar sot më 30 nëntor.

Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime të tjera.

“Në lidhje me ekzistencën e një sulmi, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, anëtarët e UÇK-së kryen akte të shumta dhune dhe keqtrajtimi ndaj qindra civilëve në të gjithë Kosovën dhe në veri Shqiperia. 246 pjesëtarë të UÇK-së u përfshinë në veprime të dhunshme, të tilla si arrestime, ndalime, keqtrajtime, tortura dhe / ose vrasje. Civilët u kapën në pikat e kontrollit, në rrugë, në shtëpitë e tyre ose vendet e punës, shumë prej të cilëve u keqtrajtuan në kohën e arrestimi i tyre. Shumica e tyre u transferuan në një ose më shumë lokacione të paraburgimit, ku u frikësuan, keqtrajtuan, morën në pyetje, torturuan dhe / ose vranë. Kjo sjellje sugjeron një fushatë dhune dhe keqtrajtimi që përbën një “sulm” thuhet në dosje.

Këtu mund të gjeni të plotë dosjen e publikuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.