Specialja në pushime verore, ndërpriten punimet nga 26 korriku deri më 16 gusht

Specialja në pushime verore, ndërpriten punimet nga 26 korriku deri më 16 gusht

NULL NULL
2 months më parë

Prokuroria e Specializuar dhe Këshilli i Specializuar i Kosovës, me selinë e saj në Hagë, nga 26 korriku deri më 16 gusht do të kenë pushim veror në punën e tyre.

Sipas këtyre institucioneve, asnjë konferencë statusi, nuk do të mbahet gjatë kësaj periudhe, madje, nuk do merren vendime në procedurë, përveç ndonjë vendimi që rezulton të jetë urgjent, përcjell klankosova.tv.

Gjyqi i parë kundër ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa është caktuar për 15 shtator.

Gjithashtu edhe tre procedura të tjera paraprake janë duke u zhvilluar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Pjetër Shala, si dhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.