Specialja ia konfiskon telefonin edhe vëllait të Hakif Zejnullahut NULL NULL 15.09.2023 13:36 15.09.2023 13:36 Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. Foto ilustruese Zyrtarë policorë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Bajram Zejnullahut, vëllait të heroit Hakif Zejnullahu. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se konfiskimi i telefonit të Zejnullahut është bërë sot. Familja Zejnullahu njihet si një nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë se përveç Zejnullahut, me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonët iu janë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit. Në lidhje me konfiskimin e telefonëve nga Specialja, sot është protestuar përpara zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë