Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Specialja i çon në Hagë gazetarët kosovarë, “i trajnon” si të raportojnë për gjyqin!

NULL NULL
02.05.2023 16:42
specialja

Disa gazetarë kosovarë, kryesisht ata që merren me zhvillimet në Gjykatën Speciale, thuhet të jenë dërguar në një trajnim në Hagë, po nga Specialja për mënyrën se si duhet të raportohet nga gjyqi.

Kjo për shumëkë po konsiderohet ndërhyrje direkte në raportimin e mediave dhe diktim ndaj gazetarëve se si duhet të raportojnë ata, përcjell klankosova.tv.

Detaje ka dhënë ish-zyrtari i PDK-së, Kushtrim Shkodra, i cili është shprehur i çuditur se pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar kanë shkuar që të dy në këtë trajnim.

“Pikat kryesore të këtij “trajnimi” janë: 1. Cilat janë konsideratat kryesore për gazetarët kur raportojnë për gjyqe? 2. Si të raportoni për viktimat? Dhe në fund, pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë i bashkohen gazetarëve së bashku për të diskutuar me ta?”, ka shkruar ai.

“A nuk është kjo ndërhyrje dhe presion në raportimin e mediave për KSK-në? Është absolutisht e rrezikshme për drejtësinë, sepse nga sot në ditët në vijim Gjykata Speciale do të mbajë një “trajnim” për gazetarët nga Kosova”, shkruan tutje Shkodra.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.