Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë NULL NULL 25.06.2025 21:56 25.06.2025 21:56 Ish-presidenti, Hashim Thaçi Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë. janë hedhur poshtë kundërshtimet e Mbrojtjes për aktakuzën në fjalë. “Më 24 qershor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake hodhi poshtë mocionet e Thaçit dhe Fazliut që pretendonin mangësi në aktakuzën e ndryshuar të konfirmuar në këtë çështje. Gjykatësja e Procedurës Paraprake Masëlo i rrëzoi ose i konstatoi të pathemelta të gjitha argumentet e Mbrojtjes lidhur me veçorinë, veçantinë dhe qartësinë në disa pjesë të aktakuzës”, thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja transmeton Klankosova.tv. Hollësitë e këtij vendimi mund t’i gjeni KËTU. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 07/06/2025