Specialja ende pa vendim nëse Nasim Haradinajt do t’i mundësohet pjesëmarrja në varrimin e të vëllait NULL NULL 02.03.2023 18:16 02.03.2023 18:16 Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, i cili njëherit edhe vëllai i Nasim Haradinajt, ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, i cili po e vuan dënimin prej mbi katër vitesh në Hagë. Lidhur me këtë Klankosova.tv ka pyetur tek Dhomat e Specializuara, nëse Nasim Haradinaj, do të lirohet përkohësisht për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Zëdhënësja Angela Griep, në një përgjigje tha se DHSK-ja lejon të bëhen kërkesa të tilla trupit gjykues kur ka arsye bindëse humanitare. “Në përgjithësi, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon personat e ndaluar t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendoste për çdo kërkesë të tillë. Nuk ka parashtresa publike apo vendime që trajtojnë këtë çështje”, thuhet në përgjigje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Agroni, vëlla i Nasim Haradinajt