Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë që në takimin e radhës e radhës me kryeministrin Albin Kurti pret që të mbyllet çështja rreth ndryshimit të ligjit të Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.
“Është e mundshme që ne në çdo kohë të takohemi, dinamikat janë aq të shpejta, koha është aq e shkurtër dhe ne mund të takohemi, çdo ditë, edhe sot, edhe në ditët në vijim”, tha Hamza për Klan Kosovën.
“Ju e keni parë, që në qeveri janë aprovuar disa dokumente, po unë pres që në takimin e radhës kjo çështje të mbyllet. E dini kërkesën tonë, për ne është prioritet ligji dhe e presim që fillimisht ta kemi votimin, të aprovohet ligji në të gjitha leximet dhe pastaj të hyjmë në procedurën për zgjedhjen e presidentit nëse veç dakordohemi”.