Spartak Ngjela: Akademia e Kosovës të kthehet në sistem që të krijojë shtet institucional NULL NULL 18.02.2019 21:38 18.02.2019 21:38 Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të kthehet në sistem për të krijuar një shtet institucional. “Për t’u bërë shtet është proces, procesi brenda është institucionalizim, ai na jep liri ose skllavëri. Ka parlament shqiptar në Kosovë por ka edhe në Shqipëri, ky është momenti progresiv. E kisha humbur shpresën në vitet 70, por kur pashë Universitetin këtu pata shpresë. Edhe në Shqipëri atëherë kishte filluar një komunizëm depresiv. Nuk kishte frikë nga shkenca, por nga fjala”. “Njeriu është subjektiv sepse kur ka pasion nuk e do ndonjë gjë dhe nuk e pranon deri në fund. Kam pasë shumë shpresë tek Akademia e Kosovës, pavarësisht se ishte komunizëm këtu. Bota akademike mendoj që prapë është e mirë por nuk është në sistem. Kosova nuk ka krijuar sistem. Po ta shikosh si individ është shumë e mirë, por jo si sistem. Bota akademike e juaj duhet të kthehet në sistem për të krijuar shtetin institucional”. “Pasioni për pushtet që është tendencë e shoqërive të pazhvilluara nuk është kaq i rëndësishëm sa në Shqipëri. Unë kam shpresë që kjo të institucionalizohet, na duhet një Shqipëri unilaterale”. Ngjela në Zona B të Klan Kosovës ka folur edhe për gjuhën shqipe, që sipas tij ajo që flitet në Kosovë është e ilirëve. “Këtu është gjuha e vjetër shqipe, por ju nuk e dini që është më e vjetra. Gjuha e ilirëve është këtu. E kuptoj shumë mirë por nuk e flas dot. Neve na ka mbajtur gjuha, nuk ka rëndësi për gjuhën zyrtare, sepse ajo është komunikim”. Ndërsa për protestat në Shqipëri, avokati i ka quajtur si absurde dhe sipas tij, klasa politike po frikësohet nga reforma në drejtësi. “Protesta ishte një veprim i ndërtuar në absurditet. Klasa politike që ka qenë në pushtet si pasojë e reformës në drejtësi është e trembur. As Rama nuk e do reformën në drejtësi, ai e ka pranuar por ne në jurispodencë kemi një sjellje që nuk e dëshiron por e pranon”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë