22:42, 23 Maj 2020

Në rrugët e kryeqytetit të Spanjës, Madridit kanë dalë një numër i madh i protestuesve me vetura dhe në këmbë për të kundërshtuar menaxhimin e situatës me Covid-19 atje nga Qeveria, transmeton Klan Kosova.

Këto protesta janë thirrur nga partia opozitare Vox, duke u bërë thirrje që të respektohet distanca fizike mes protestuesve.

Protestuesit kërkuan që kryeministri i vendit, Pedro Sanchez dhe Zëvendëskryeministri Pablo Iglesias, të jepnin dorëheqje si pasojë e menaxhimit të kësaj situate.

Në javët e fundit ka lehtësuar disa prej tyre, mirëpo Madridi dhe Barcelona kanë vazhduar të jenë në izolim për shkak të numrit të madh të rasteve të prekura me koronavirus, shkruan Al Jazeera.

Konkurs Pune

Lexo më shumë