16:23, 1 Prill 2020

Numri i vdekjeve në Spanjë nga koronavirusi tani ka arritur në 9,000 thanë të mërkurën autoritetet shëndetësore spanjolle.

Gjatë 24 orëve të fundit 864 njerëz kanë humbur jetën, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Numri i të infektuarve ka arritur mbi 100 mijë ku 7700 persona kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit – kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 102.136 të infektuar me Covid-19.

Mirëpo statistikat tregojnë se numri i të vdekurve në baza ditore ka shënuar rënje si dhe pacientat që po shërohen po shënojnë rritje.

Shifrat tregojnë se 22.647 njerëz në Spanjë janë shëruar, rreth 20% e numrit të përgjithshëm të rasteve.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë