12:47, 6 Prill 2020

Në Spanjë numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë për të katërtën ditë me radhë, duke ngjallur kështu shpresë se po kalon kulmi i shpërthimit të koronavirusit.

Raportimi i 637 vdekjeve gjatë të hënës do të thotë se më shumë se 13,000 persona kanë vdekur deri më tani.

Populli i Spanjës është duke jetuar nën kufizime të ashpra për më shumë se tre javë, me masat e bllokimit tani të zgjatura deri në fund të muajit prill.

Në Spanjë janë raportuar më shumë se 135,000 raste të konfirmuara me Covid-19 – vendi me më së shumti raste në botë – por, numri i infeksioneve të reja është ngadalësuar, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët spanjollë thanë se janë duke planifikuar që ta shtrijnë testimin për koronavirus edhe tek personat që nuk e kanë asnjë simptomë.

“Ne po e përgatisim veten për një rënie të përshkallëzimit të rasteve, prandaj është shumë e rëndësishme ta dimë se kush është i infekuar në mënyrë që gradualisht t’i heqim masat e bllokimit për qytetarët spanjollë”, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme Arancha Gonzales për një medium spanjoll.

Spanja është në vend të dytë në botë për numrin e vdekjeve nga Covid-19, menjëherë pas Italisë.

Por, shifra e regjistruar e vdekjeve të hënën është shifra më e ulët që Spanja ka shënuar qysh prej 24 marsit.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë