12:35, 25 Mars 2020

738 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spanjë nga koronavirusi.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet atje, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47600 raste.

Kështu ky vend tejkalon Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga covid-19 – ku janë regjistruar 3,281 viktima – duke u radhitur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6,820 persona.

Autoritetet pritet të vendosin zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 11 prill, por vendimi zyrtar do të merret pasdite.

Mbi 109,000 nga 424,000 personat e prekur nga koronavirusi janë rikuperuar, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Në nivel global më shumë se 18,900 njerëz kanë vdekur nga COVID-19.

Konkurs Pune

Lexo më shumë