17:59, 24 Janar 2020

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Spanjën.

Stuhia Gloria ka goditur ishujt Balearik dhe rajonet lindore, përfshirë Kataloninë dhe Valencinë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Erërat e fuqishme të cilat kanë arritur shpejtësinë prej 140 kilometra në orë, valët e larta prej 10 metrash, dëbora dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos në vend dhe kanë shkatërruar infrastrukturën.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë