14:14, 27 Maj 2020

Në tërë Spanjën në mesditë sot është mbajtur një minutë heshtjeje në nderim të atyre që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ky akt ka shënuar fillimin e dhjetë ditëve zie kombëtare. Në këtë periudhë flamujt do të valojnë në gjysmështizë në të gjitha institucionet qeveritare dhe ndërtesat publike.

Së paku 27 mijë e 117 persona kanë ndërruar jetë në Spanjë deri tash si pasojë e Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë