Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve

NULL NULL
19.06.2025 17:18
Pedro Sanchez
Pedro Sanchez

Spanja i ka kërkuar NATO-s të heqë dorë nga rritja e shpenzimeve të saj të mbrojtjes në 5% të GDP-së, një veprim që mund të prishë një samit në të cilin aleanca ushtarake do t’u kërkojë anëtarëve të angazhohen për objektivin e shpenzimeve.

Në një letër dërguar shefit të NATO-s, Mark Rutte, dhe e parë nga Reuters të enjten, kryeministri Pedro Sanchez kërkoi një “formulë më fleksibël” që ose e bën objektivin e shpenzimeve opsionale ose përjashton Spanjën nga aplikimi i saj.

Ai tha se nuk ishte qëllimi i Spanjës për të penguar rezultatin e samitit të NATO-s të javës së ardhshme. Por çdo marrëveshje për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, në përgjigje të një kërkese të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, do të kërkonte miratimin unanim nga 32 shtetet anëtare.

“Angazhimi për një objektiv prej 5% jo vetëm që do të ishte i paarsyeshëm, por edhe kundërproduktiv, pasi do ta largonte Spanjën më shumë nga shpenzimet optimale dhe do të pengonte përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të forcuar sistemin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, shkruante Sanchez në letër.

“Është e drejta legjitime e çdo qeverie që të vendosë nëse janë apo jo të gatshëm të bëjnë ato sakrifica. Si një aleat sovran, ne zgjedhim të mos i bëjmë”, shtoi ai, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.